🇨🇭 Nga Greshnica në Zvicër 🇦🇱

Një vendlindje.
Një familje.
Një mision humanitar.

Mirë se vini në platformën zyrtare të Shoqatës Humanitare Greshnica. Një bashkim i bashkëvendësve tanë me një qëllim të përbashkët: dashurinë për vendlindjen dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit.

Bashkë për Greshnicën.
Bashkë për vendlindjen.
Bashkë për brezat që do të vijnë. ❤️
Njihuni me historinë tonë

Largësia nuk i shuan rrënjët tona.

Edhe pse jetojmë larg vendlindjes, zemrat tona mbeten gjithmonë të lidhura me Greshnicën. Shoqata Humanitare Greshnica u krijua për të bashkuar bashkëvendësit, për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të ruajtur dashurinë për vendin tonë.

Shoqata Humanitare Greshnica

Një organizim humanitar dhe shoqëror i bashkëvendësve nga Greshnica e Kërçovës, i themeluar në Zvicër më 18 gusht 2020. Misioni ynë është solidariteti, bashkimi dhe kontributi për vendlindjen.

2020 Viti i themelimit
155 Anëtarë në vitin 2026
100 CHF Anëtarësia vjetore

Rrënjët tona

Nga një ide e thjeshtë në një mision të përbashkët.

Dita kur një ide u shndërrua në një mision humanitar

Më 18 gusht 2020, në Çirik të Zvicrës, u shkrua një faqe e re në historinë e bashkëvendësve tanë nga Greshnica e Kërçovës – u shpall zyrtarisht themelimi i Shoqatës Humanitare Greshnica.

Iniciatori dhe ideatori i themelimit të Shoqatës ishte Xhevahir Ramadani, i cili në moshën 41-vjeçare mori përsipër nismën dhe përgjegjësinë për të krijuar një organizim humanitar në diasporën shqiptare në Zvicër, me një qëllim të qartë: bashkimin e bashkëvendësve dhe kontributin për vendlindjen, Greshnicën.

Për realizimin e kësaj ideje, Xhevahir Ramadani kontaktoi bashkëvendësit që jetonin në Zvicër dhe ua prezantoi vizionin për krijimin e Shoqatës. Përgjigjja ishte pozitive. Ideja u mirëprit dhe gjeti mbështetje të gjerë, duke krijuar bazën për organizimin dhe themelimin e Shoqatës.

Para shpalljes publike u formua Kryesia e SH.H. Greshnica me 13 anëtarë. Si iniciator dhe ideator i kësaj nisme, anëtarët e Kryesisë propozuan z. Xhevahir Ramadani për Kryetar të Shoqatës.

Pas kompletimit të Kryesisë dhe dakordimit të përbashkët, më 18.08.2020, në Çirik të Zvicrës 🇨🇭, Shoqata Humanitare Greshnica u shpall zyrtarisht.

Ajo që nisi si një ide dhe një vizion, me kalimin e viteve u shndërrua në një organizim të qëndrueshëm humanitar e shoqëror.

Gjashtë vite më vonë, SH.H. Greshnica numëron 155 anëtarë, një dëshmi e besimit, bashkimit dhe përkushtimit të bashkëvendësve tanë.

Nga një ide në vitin 2020, në një familje prej 155 anëtarësh në vitin 2026.

Por historia e SH.H. Greshnica nuk është vetëm histori numrash, datash apo emrash. Është histori zemrash që rrahin për të njëjtën vendlindje. Është historia e njerëzve që, edhe pse jetojnë larg Greshnicës, nuk e kanë harruar tokën ku kanë rrënjët, kujtimet e fëmijërisë dhe njerëzit e tyre.

Kilometrat mund të na ndajnë nga vendlindja, por Greshnicën e mbajmë gjithmonë me vete – në zemër.

Çdo anëtar që iu bashkua Shoqatës, çdo dorë që ndihmoi dhe çdo kontribut i dhënë gjatë këtyre viteve është një gur i vendosur në themelet e kësaj shtëpie të përbashkët.

Dëshira jonë është që kjo frymë solidariteti të mos përfundojë me brezin tonë, por t'u përcillet edhe fëmijëve dhe brezave që do të vijnë, që ata të dinë prej nga vijnë dhe të mos e harrojnë kurrë Greshnicën e tyre.

Le të kalojnë vitet dhe brezat, por një gjë le të mbetet gjithmonë e pandryshuar:

Dashuria për vendlindjen. Respekti për njëri-tjetrin. Dhe dora e zgjatur për atë që ka nevojë.

18.08.2020 nuk është vetëm një datë. Është dita kur një ëndërr u bë realitet dhe kur bashkëvendësit tanë vendosën të ecin së bashku nën një emër:

SHOQATA HUMANITARE GRESHNICA ❤️

Nga Greshnica në Zvicër, dhe nga Zvicra gjithmonë me zemër në Greshnicë. 🇨🇭❤️🇦🇱

Bashkë për Greshnicën. Bashkë për vendlindjen. Bashkë sot dhe për brezat që do të vijnë.

Për brezat që vijnë

Një dokument historik nga dita e themelimit të Shoqatës.

Njoftim rreth regjistrimit të Shoqatës Humanitare "Greshnica në Zvicër"

Të nderuar dhe shumë të Respektuar banorë të fshatit Greshnicë, të cilët jetoni dhe veproni në Zvicër, të nderuar të pranishëm, shfrytëzoj rastin t'ju përshëndes nga zemra dhe njëherit t'ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim vëllazëror këtu në Zvicër. E dini se përshak të masave të ndërmarra ndaj pandemisë nga institucionet zviceriane, nuk lejohen takime në ambiente të mbyllura dhe pikërisht në vrazhdën e këtyre masave, deshti Zoti që ne bashkarisht të organizuar të ju informojm në ambient të hapur, duke respektuar masat dhe njëkohësisht duke mbajtur edhe distancën sociale.

Të nderuar bashkëfshatarë, siç edhe keni qenë të Ftuar më datë 29-03.2020 në xhaminë e Bardhë Arburg në Olten, për Mbëledhjen ku pikërisht në at Mbëledhje deshëm ta prolongojm Shoqatën tonë, Mirëpo për Arsye të pandemisë e Anuluam Takimin!

Sotëkam,kënaqësinë, nderin dhe privilegjin që me Ju ta ndaj lajmin e shumëpritur se Shoqata jonë edhe oficialisht është e regjistruar në ditarin zyrtar të shoqatave që veprojnë dhe ushtrojnë aktivitet në Zvicër.

I gjithë ky mund nuk shkoj dëm dhe më në fund u shpërblye me inaugurimin (zyrtarizmin) e shoqatës "Greshnica", e cila do të ushtrojë veprimtarinë e saj këtu në Zvicër si dhe në vendëlindje.

Të nderuar të pranishëm, Shoqata do të punojë dhe do të ushtrojë veprimtarinë e saj në bazë të dispozitave statutare të cilat janë në përputhshmëri dhe në harmonzim të plotë më ligjet aktuale në fuqi të shtetit zvicerian, rreth veprimtarive të shoqatave.

Ju e dini se Organizatat joqeveritare (shoqatat) nuk punojnë për përfitim, por janë të angazhuara në zhvillimin e shoqërisë, aktiviteteve humanitare, kulturore ose sportive si dhe aktiviteteve të tjera që nuk kanë për qëllim fitimin. por kan për qëllim realizimin e interesave të përbashkëta,në Diasporë dhe në Vendlindje

Qëllimi i shoqatës tonë është që të forcojë the thellojë raportet tona ndërmjet vet dhe të mbajë gjall raportet me vendlindjen tone

Shoqata jonë gjithashtu do të bashkpunojë dhe do të forcojë raportet edhe me shoqata tjera simotra këtu dhe jashtë Zvicrës.

Shoqata Greshnica sic tham ka qëllimet dhe detyrat, formën e veprimit të shoqatës Posedon Logon Vulën e vet si dhe financimin e saj.

I Dërguari i Zotit Muhamedi Alejselam ka thënë: "Më të mirët janë ata që janë të dobishëm për njerëzit, ndërsa më të këqijtë janë ata që i dëmtojnë njerëzit.

Besojm Shumë se Shoqata jonë do të Veprojn në Punë të Dobishme

Me Respekt nga Kryetari i Shoqatës Humanitare Greshnica, Zvicër.

Xhevahir Ramadani

18.08.2020

Ndihmë dhe solidaritet

Çdo kontribut ka vlerë. Së bashku mund të bëjmë më shumë.

Të bashkuar për një qëllim të mirë

Të Nderuar Baskëfshatarë që Jetoni në Diasporë gjithë secili nga ju mundeni ta Përkrahni dhe të antarësoheni në shoqatë, qoftë këtu apo në vendlindje.

Antarësia vjetore në shoqatë do të jetë 100 (njëqind franga zviceriane).

Donimi për shoqatën mund të bëhet edhe në xhirollogarinë e Kontonummerit apo IBAN Numrit.

IBAN – Shoqata Humanitare Greshnica

CH64 0900 0000 1549 9189 9

Email: sh.h.greshnica@hotmail.com

Sponsorët dhe Ndihmat Vullnetare janë të Mirëse ardhura në Shoqatë!

Për çdo fund viti,do të jepet llogari përfundimtare në mbledhje publike, dhe ne mënyrë transparente do të informoheni më detajisht rreth aktiviteteve, anatrësisë, ndihmave dhe financave etj.

Poashtu në këto takime do të përpilohet plan-program vjetor për vitin e ardhshëm vijues. Secili do të ketë të drejtën të informohet rreth punëve dhe cështjeve që kan të bëjnë me shoqatën.

Dhe në fund, dëshiroj tju falënderoj përzemersisht edhe njëherë të gjithëve juve, për vullnetin e treguar dhe ju jam shumë mirënjohës për ndihmën e parezervë dhe në kontributin e dhënë në themelimin e shoqatës dhe kjo edhe njëherë rikonfirmon raportet tona të shkëlqyera dhe takime të tilla do të mbahen mend gjithmonë në kujtesën tonë.

Përmes këtij veprimi human edhe Zoti do jetë i kënaqur me neve, do na i shton dhe ruan pasurinë dhe familjet tona.

Ju falënderoj edhe njëherë që patët durimin të më ndëgjoni!

Bashkarisht, Na prift e mbara! Zoti ju shpërbleftë dhe ju ruajt juve dhe familjet tuaja.

Me Respekt nga Kryetari i Shoqatës Humanitare Greshnica, Zvicër.

Xhevahir Ramadani

18.08.2020